
Dy shqiptarë të cilët u arrestuan për dhunën brutale ndaj disa anglezëve në një bar duke e lënë njërin prej tyre me gjakderdhje në tru, janë dënuar me 10 vite burg.
Lulzim Sinimati 27 vjeç dhe Fatos Kërtolli 36 vjeç, më 20 korrik të vitit të kaluar sulmuan disa persona duke pretenduar se po vetëmbroheshin.
Pas përleshjes së orës 3 të mëngjesit, një burrë mbeti me lëndime të lehta në fytyrë, ndërsa një i dytë u dërgua në spital me gjakderdhje në tru dhe fraktura në shpinë dhe fytyrë.
Pamjet e kamerave të sigurisë treguan viktimën duke u goditur vazhdimisht me grusht në fytyrë para se të binte në dysheme ku më pas u godit me shkelma.
“Të dy burrat pretenduan se vepruan në vetëmbrojtje; megjithatë pamjet treguan se ata sulmonin egërsisht një viktimë në një sulm të vazhdueshëm. Lëndimet që ata shkaktuan ishin aq të rënda, saqë në një moment mendohej se viktima nuk do të mbijetonte. Ai që atëherë është shëruar, megjithëse pasojat e traumës që pësoi në trurin e tij do të qëndrojnë me të përgjithmonë."- u shpreh gjyqtari i çështjes. Versus.al







