AKTUALITET /

Rrahja brutale në Palasë kalon kufijtë e Shqipërisë, ja çfarë shkruan media greke

Media greke Prothema.gr në një artikull të saj shkruan se si ka ndodhur rrahja brutale në Palas

Shkruar nga B.SH

Rrahja brutale në Palasë kalon kufijtë e Shqipërisë, ja

Sherri i ndodhur në Palas më 24 gusht gjatë koncertit të këngëtarit grek Konstantinos Argjiros ka kaluar kufijtë.

Është media greke Prothema.gr e cila në një artikull të saj shkruan se si ka ndodhur ngjarja.

Konstantinos Argyros: Druri i egër me grushta dhe shkelma në koncertin e tij në Shqipëri’ kështu e ka titulluar artikullin e saj media helene ku dhe ka përshkuar se si ka ndodhi ngjarja.

'Dy persona të moshës 49 dhe 28 vjeç kanë sulmuar me sende një 42-vjeçar, duke i shkaktuar plagë. Në sherr janë përfshirë disa persona, siç shihet edhe nga videot e publikuara në rrjetet sociale, ku disa prej të përfshirë në sherr godasin me grusht në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit një mashkull.' shkruan ndër të tjera media helene Prothema.gr.

Rrahja brutale në Palasë kalon kufijtë e Shqipërisë, ja

Zanafilla e konfliktit për ngjarjen në Palas raportohet të jetë bërë një momet kur njëri prej të përfshirëve në konflikt ka derdhur një shishe shampanjë duke lagur disa persona.

Për sherrin që ndodhi teksa zona gjendet në mbyllje të sezonit turistik, policia ka shpallur në kërkim 28 vjeçarin Xhoni Spaho, banues në Tiranë i cili dyshohet se ka goditur me sende të forta 42 vjeçarin L.K./Versus.al

Poll