AKTUALITET /

VIDEO/ “Pse më lag me shampanjë”, rrahje brutale në Palasë, një person bie pa ndjenja! Kamerieri i sjell ujë me grushte! 2 në kërkim

Policia ka sekuestruar pamjet filmike për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ “Pse më lag me shampanjë”, rrahje brutale në
Momenti kur disa persona përplasen fizikisht

Vlorë- Një konflikt i ashpër fizik ka ndodhur mes disa personave mbrëmjen e së shtunës në Palasë. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara, në një lokal nate, disa persona kanë sulmuar me grushte një tjetër i cili bie pa ndjenja në tokë ndërsa më pas kanë goditur shokun e tij.

Zanafilla e konfliktit raportohet të jetë bërë një moment kur njëri prej të përfshirëve në konflikt ka derdhur një shishe shampanjë duke lagur disa persona. 

Ngjarja duket si një “tragjikomedi” pasi në momentin kur personi i parë i dhunuar bie pa ndjenja, kamarieri i lokalit shpejton për t’i hedhur ujin që e kishte mbledhur me duar dhe jo në gotë apo shishe.

Për sherrin që ndodhi teksa zona gjendet në mbyllje të sezonit turistik, policia ka shpallur në kërkim 28 vjeçarin Xhoni Spaho, banues në Tiranë i cili dyshohet se ka goditur me sende të forta 42 vjeçarin L.K.

Gjithashtu, në konflikt rezulton të jetë përfshirë edhe 49 vjeçari Genti Baleci i cili dyshohet se ka qenë mes personave që dhunuan njërin prej burrave që humbi ndjenjat gjatë sherrit. Policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe po kryen veprimet për zbardhjen e emrave të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në konflikt. Versus.al

Poll