Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, në Gramsh, ku një 36-vjeçar është arrestuar se ka ushtruar dhunë dhe ka abuzuar seksualisht me të motrën.
Burime për Versus bëjnë me dije se për shtetasin me iniciale E.S, kjo është një vepër e përsëritur.
33-vjeçarja e kishte denoncuar edhe me herët vëllain e saj me akuzën e dhunës fizike dhe asaj seksuale.
Materialet proceduriale për hetimin e mëtejshëm të kësaj ngjarje të rëndë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan./ Versus.al







