AKTUALITET /

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO: Do të jem i pranishëm në çdo seancë!

Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së një prej avokatëve të njerit prej të pandehurëve, Aldo Manjishta, gjithashtu Gjykata ka rrëzuar kërkesën e SPAK për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Shkruar nga Versus

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO: Do

Ditën e sotme ka nisur gjyqi në themel në  Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) për të shumëkërkuarin Dritan Rexhepi i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Turqia.

Rexhepi i cili ishte i pranishëm në seancë lidhur me procesin që kishte nisur në mungesë të tij për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës është shprehur dakort me trupin gjykues i cili  përbëhet nga Floreja Davidhi relatore, Elsa Ulliri dhe Rudina Palloi anëtare.

Përmes avokates së tij, Johana Qeleshi, 44 vjeçari, i njohur dhe me emrin Gramos Rexhepi kërkoi lirimin nga qelia me pretendimin se mbahet në arrest pa asnjë provë.

Pasi u konfirmua masa e arrestit, nisi seanca gjyqësore për rrembimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ku Rexhepi akuzohet si  urdhërues i krimit. Dritan Rexhepi pasi dha gjeneralitetet deklaroi se do të jetë vetë i pranishëm në çdo seancë pavarësisht mbrojtjes me avokat.

Në këto kushte GJKKO vendosi të shtyjë seancën për të lejuar Dritan Rexhepin që të njihet me aktet e procesit të zhvilluar deri tani. Seanca e ardhshme do të zhvillohet më 24 janar, në orën 12:00.

Personat të cilët po gjykohen për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës janë: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Aldo Majnishta, Korada (G) Kështenja, Artan Doccaj, Geraldo Martini dhe Martin Bleta.

Më herët për vrasjen e Jan Prengës është dënuar përjetë kopshtari i kompleksit “Golden” Festim Bixhdili, për të cilin Gjykata e Lartë ktheu për rigjykim çështjen në Apelin e Posaçëm. Ndërkohë Altin Hajri po gjykohet i veçuar për të njëjtën ngjarje. Të arrestuar deri tani Dritan Rexhepi, Aldo Majnishta dhe Festim Bixhdili./Versus.al

 

Poll