AKTUALITET /

Ruhej nga policia, babai dhe xhaxhai dhunojnë barabarisht të dashurin e vajzës para spitalit Durrës

Një 32 vjeçar është dhunuar barbarisht nga tre persona edhe pse ai ruhej nga policia në spital.

Shkruar nga Versus

Ruhej nga policia, babai dhe xhaxhai dhunojnë barabarisht të dashurin

Durrës- Një 32 vjeçar është dhunuar barbarisht nga tre persona edhe pse ai ruhej nga policia në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para spitalit të Durrrësit ku tre persona kundërshtuan me forcë policinë dhe rrahën barabarisht të riun.

Sipas informacioneve babai, xhaxhai dhe një tjetër kanë dhunuar të dashurin e vajzës.

Policia e Durrësit arrestoi një ditë pas ngjarjes në orën 2:30 të mëngjesit babanë K.K 41 vjeç, xhaxhanë E. K. 37 vjeç dhe një person tjetër B. K. 37 vjeç, të tre lindur në Dibër, por banues në lagjen 13 Plazh Durrës.

32 vjeçari i dhunuar ka deklaruar në polici se ka një lidhje dashurie prej një viti me vajzën e familjes që e dhunuan, ai ka kërkuar që ta bëjë familjare lidhjen, por është kundërshtuar nga familja.

Gjithashtu ai ka deklaruar se ndodhej në spitalin e Durrësit në momentin që është dhunuar pasi ishte ndaluar nga policia për konsumim alkooli dhe ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ai ka marrë dhe mesazhe kërcënuese nga babai i vajzës se do t’i vriste të dy.

“Unë mendoj se arsyeja që më kanë goditur ka qenë pasi shtetasi K. K. më ka pas kërcënuar që unë mos të dukem më në Durrës. Në një rast në bisedë telefonike, shtetasi K. K., më ka thënë të shkoj të marr vajzën dhe të zhdukem bashkë me të dhe mos të në shohë më në Shqipëri pasi në të kundërt më ka kërcënuar se do na vriste mua dhe vajzën e tij”, ka thënë i riu në dëshminë në polici.

 

Poll