Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit është transferuar prej një jave në një spital privat, pasi qëndron në burg.
Burime për mediat konfirmojnë se Gjici po përballet me një sëmundje të rëndë, megjithatë detajet mbi gjendjen e tij shëndetësore aktuale mbeten të paspecifikuara.
Gjici, i cili ishte në qendër të një video-skandali me Alma Kaçin, u dënua me 3 vite burgim për korrupsion nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Në shkallën e parë të gjykatës, ai ishte dënuar për abuzim me detyrën dhe duhej të vuante 1 vit e gjashtë muaj burgim. Ky dënim kishte filluar nga qershori i vitit të kaluar, ditën kur ai u arrestua, dhe pritej të përfundonte së shpejti.
Megjithatë, Gjykata e Apelit të Posaçme e ndryshoi dënimin e Gjicit nga abuzimi me detyrën në korrupsion aktiv.
Kjo ndryshim i bëri atij të dënohej me 4 vite e 6 muaj burg, nga të cilat, për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar, do të duhet të vuajë 3 vite.







