
Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion është mbajtur seanca në ngarkim të deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i akuzuar nga ish drejtori i policisë Shkodër Edmond Sulaj për “Shpifje, kryer botërisht” dhe “Fyerje kryer botërisht”.
"Nuk kërkojmë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar, por dënimin e të akuzuarit Gazmend Bardhi"- u shpreh avokati i Edmond Sulajt gjatë seancës.
Flojera Davidhi është gjyqtarja që do të marrë vedimin mbi këtë çështje, ndërsa vetë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi nuk ishte i pranishëm në seancë.
Kjo është e disata herë që tentativa për pajtim mes Sulajt dhe Bardhit dështon. Ky i fundit e hapi “sagën” e gjyqit me Sulajn pasi e akuzoi ish-kryepolicin e Shkodrës se emri i tij ishte përmendur në Sky Ecc mes anëtarëve të grupeve kriminale për ta caktuar në postin e drejtorit.
Por periudha në të cilën ishin realizuar bisedat në Sky Ecc nuk përkonte me periudhën e emërimit të Sulajt në krye të policisë vendore të kryeqendrës së veriut. Kjo bëri që Edmond Sulaj të bënte një padi të menjëhershme ndaj Bardhit për shpifje dhe dëmtim imazhi. Versus.al







