AKTUALITET /

Sezoni turistik/ Nga nesër ndalohet qarkullimi i kamionëve gjatë fundjavës në këto akse rrugore

Shkruar nga Versus

Sezoni turistik/ Nga nesër ndalohet qarkullimi i kamionëve gjatë

Duke nisur nga dita e nesërme, hyjnë në fuqi masat e ndërmarra nga policia për mirëmbajtjen e sezonit turistik ku përfshihet ndalimi i qarkullimit të mjeteve për transportin e mallrave gjatë fundjavës dhe ditëve të festave zyrtare.

Ky kufizim është ndërmarrë me qëllim lehtësimin e trafikut në zonat më të popullura të vendit dhe ato më të frekuentuara nga turistët.

Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, sipas udhëzimit, janë:

1-Shkodër-Hani Hotit

Shkodër-Muriqan

Shkodër-Plazhi Zogaj

Shkodër-Plazhi Shirokë

Shkodër-Velipojë

Shkodër-Shëngjin

2-Lezhë-Shëngjin

Lezhë-Patok

Lezhë-Kryqëzimi Milot-Kukës

 

3-Tiranë-Durrës

Tiranë-Gjiri i Lalëzit

 

4-Elbasan-Pogradec

Elbasan-Rrogozhinë

 

5-Durrës-Currila

Durrës-Gjiri i Lalëzit

Durrës-Kavajë

Durrës-Kryqëzimi Milot-Kukës

 

6-Kavajë-Plazhi i Gjeneralit

Kavajë-Spille

Kavajë-Lushnjë

 

7-Fier-Lushnjë

Fier-Seman

Fier-Plazhet e Poros

 

8-Vlorë-Zvërnec

Vlorë-Palasë-Dhermi-Sarandë

Sarandë-Qafë Botë

Sarandë-Butrint

 

9-Pogradec-Lin-Qafë Thanë

Pogradec-Tushemisht

 

10-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije

 

11-Bajram Curri-Qafë Morinë.

Bajram Curri-Valbonë

Duke marrë shkas nga turizimi i shtuar, i cili reflekton rritje të mjeteve në qarkullim, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror, Policia e Shtetit apelon për zbatim të kufizimeve të parashikuara për mjetet e transportit të mallrave, me qëllim lehtësimin e levizjes dhe aksesit për pushuesit e huaj dhe vendas. Versus.al

Poll