AKTUALITET /

Sherr mes të miturve në Kamëz, goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 17 vjeçari

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës por është raportuar sot nga Policia.

Shkruar nga Versus

Sherr mes të miturve në Kamëz, goditi me thikë

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz, pasi ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës por është raportuar sot nga Policia.

I mituri i arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tijin, në rrugën “Besëlidhja”, ndërsa i mituri i proceduar dyshohet se ka goditur me grushte, autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës.

Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një bashkëmoshatar të tijin. I mituri i arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tijin, mbrëmjen e datës 16.03.2025, në rrugën “Besëlidhja”, ndërsa i mituri i proceduar dyshohet se ka goditur me grushte, autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës. Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./Versus.al

 

Poll