
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin antidrogë që u zhvillua në kryeqytet gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. 27 persona janë arrestuar në total nën akuzën e pjesëmarrjes në grup kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës në zona të ndryshme të Tiranës.
Hetimet për goditjen e këtij grupi kanë nisur në fillim të këtij viti, ndërsa mes masave të arrestit janë emrat e disa personave të arrestuar më parë të kapur me kokainë, ekstrazi apo kanabis e heroinë.
Mes personave të përfshirë në këtë grup kriminal janë edhe Euxhenjo Manushi djali i klarinetistit Ad Sybardhi, i dyshuar si një prej personave kyç si dhe nipi i Pajtim Serjanit, Klaudio Serjani i cili u arrestua muaj më parë së bashku me Manushin pasi u kapën me 2 kg kokainë në makinë.
Gjithashtu pjesë e këtij grupi shpërndarësish që mbulonin shpërndarjen e drogës në zona të ndryshme të Tiranës, janë edhe gazetarët e portalit Publik.al të cilët u arrestuan në dhjetor të vitit të kaluar pasi e kishin kthyer zyrën e redaksisë në ambient të përshtatshëm për kultivimin e kanabisit.
Në pamjet e publikuara nga policia, shihen momente të ndryshme kur u vihen prangave personave të akuzuar si pjesë e rrjetit që mbulonte shpërndarjen e drogës në kryeqytet.
Lista e plotë e të arrestuarve:
Bosian Lamaj, 28 vjeç,
Alsid Nekaj, 27 vjeç,
Edmond Gjinarari, 20 vjec,
Irakel Gjini, 37 vjeç,
Armans Thanasaj, 33 vjeç,
Amarildo Kola, 34 vjeç,
Bjorn Mazniku, 25 vjeç,
rmando Katroshi, 30 vjeç,
Aurel Lila, 28 vjeç,
Erdi Hyka, 25 vjeç,
Mateo Uka, 21 vjeç,
Kleo Lika, 30 vjeç,
Erdi Dibra, 21 vjeç,
Klajdi Hysa, 21 vjeç,
Aldo Faja, 34 vjeç,
Erald Alikaj, 22 vjeç,
Fabjol Tahiri, 19 vjeç,
Andi Grori 36 vjeç,
Elvis Shehaj, 42 vjeç,
Gjergj (Gkergk) Polena, 47 vjeç,
Panajot Brahimaj, 26 vjeç,
Marjo Pojaku, 25 vjeç,
Euxhenjo Manushi, 21 vjeç,
Mario Cerra, 25 vjeç,
Sadik Rama , 24 vjeç,
Klejvis Taku 27 vjeç
Arjel Cinaj, 21 vjeç,
Klaudio Serjani,
Ergis Noka,
Drin Vjerdha,
Kristofor Pandelejmoni,
Myslym Balliu,
Kristian Buci,
Xhejson Mukaj
Të shpallurit në kërkim:
F. B., 43 vjeç, E. S., 28 vjeç, G. G., 27 vjeç, D. G ., 19 vjeç, K. H., 24 vjeç, M. B., 25 vjeç dhe E. L., 30 vjeç.
Ndërsa janë sekuestruar:
* 3.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.
* 150 doza lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.
* 500 doza ekstazi.
* 12 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
* 26 telefona celular të markave të ndryshme.
* 10 automjete të markave të ndryshme.
Nga veprimet hetimore rezulton se personat e arrestuar dhe të shpallurit në kërkim e shpërndanin lëndën narkotike në lagje, lokale e në afërsi të shkollave në qytetin e Tiranës. Versus.al







