Vlorë- Pavarësisht njoftimit të publikuar gjatë muajit qershor për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në të gjithë vendin, ka pasur shoferë të cilët nuk e kanë zbatuar këtë urdhër.
Për pasojë, dy drejtues të kamioneve që po udhëtonin në Tunelin e Llogarasë, me ngarkesa të pasiguruara. Shkelja është filmuar nga sistemi i kamerave të vendosura në tunelin e sapoinaguruar.
Secili ka marrë një gjobë prej 13 mijë lekësh të reja, ndërsa vijojnë kontrollet për identifikimin e rasteve të tjera të moszbatimit të urdhrit për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të tonazhit rëndë gjatë një orari të caktuar ditor. Versus.al







