
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme ku një 61-vjeçar është rrëzuar nga kati i dytë i QSUT.
Policia e Tiranës njofton se 61-vjeçari L.H., nga Burreli, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë.
Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
61-vjeçari ka qenë në spital, pasi ka pasur të ëmën të shtruar, por është rrëzuar nga dritarja.
“Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Versus.al







