AKTUALITET /

Shkrumbimi i makinave që i jepte me qira, flet pronari në Kamëz: Biznesin e hapa 5 ditë më parë

Zjarrvënia për shkak të konkurrencës është një prej pistave të hetimit të policisë.

Shkruar nga B.V
Shkrumbimi i makinave që i jepte me qira, flet pronari në Kamëz:
Foto nga vendngjarja

Tiranë- Detaje të reja janë zbadhur nga ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kamëz ku u shkrumbuan nga zjarri disa automjete në biznesin e makinave me qira në rrugën “Donald Trump”.

Pronari i biznesit, Edjon Hoxha, me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me askënd dhe se kishte vetëm 5 ditë që e kishte nisur veprimtarinë e tij të biznesit.

Një prej pistave që po heton policia është zjarrvënia për shkak të konkurrencës. Në pamjet e kamerave të sigurisë janë konstatuar dy persona që mbanin në duar shishet e benzinës, të cilët dyshohet se u kanë vënë flakën makinave.

Gjashtë automjete janë shkrumbuar si pasojë e zjarrit të vendosur me benzinë nga autorët e paidentifikuar. Versus.al

Poll