AKTUALITET /

Shkrumbohet automjeti në dalje të Koplikut, shpëton "mrekullisht" shoferi

Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Shkruar nga B.V

Shkrumbohet automjeti në dalje të Koplikut, shpëton

Një automjet ka marrë flakë në ecje dhe është shkrumbuar në dalje të qytetit të Koplikut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20 të ditës së sotme.

Dyshohet se shkak për shpërthimin në flakë të automjetit, është bërë një shkëndijë elektrike.

Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa shoferi ka shpëtuar mrekullisht.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e djegies. Versus.al

Poll