Policia e Tiranës ka identifikuar dhe proceduar penalisht një 16-vjeçar që banon në SHBA, për nxitje të dhunës dhe urrejtjes, përmes një video në rrjetin social TikTok.
Ditën e djeshme ai së bashku me një person tjetër që pretendonte se ishte kushëriri i autorit të vrasjes së 14 vjeccarit M.C përdorën gjuhë nxitëse dhe dhunës, vrasjeve dhe urretjes.
Ai shokoi rrjetet sociale me deklaratat e bëra duke përkrahur vrasësin e Martinit dhe më pas shprehu dëshirën për të kryer edhe ai një vepër të ngjashme.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të publikuar në një portal, ditën e djeshme, ju informojmë se:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 16 vjeç që shfaqet në video, i cili banon në SHBA.
Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për fillimin e procedimit penal, për 16-vjeçarin.
Ky shtetas, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Nxitja e urrejtjes ose grindjeve", parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal./Versus.al







