AKTUALITET /

Shoku i ngushtë i vrau të birin, babai i 33 vjeçarit në Durrës: Hasmi më erdhi në varrim, kur e pyeta më tha…

Shkruar nga Versus
Shoku i ngushtë i vrau të birin, babai i 33 vjeçarit në
Babai i 33 vjeçarit të vrarë, Branko Shkoza

Durrës- Babai i 33 vjeçarit Branko Shkoza i cili dyshohet të jetë vrarë nga shoku i tij Majlind Habibi ka folur për mediat për ngjarjen e rëndë.

Teksa rrëfeu për dyshimet e tij mbi autorin e ngjarjes, i ati i viktimës tha se e kishte pyetur për djalin e tij, por Majlindi e kishte parë shtrembër duke iu përgjigjur se nuk kishte dijeni. Më tej tregoi se i kishin shkuar edhe në varrim.

“Ditë natë rrinin bashkë. Ditën e dytë më hypën dyshimet se e pyeta a e kishte parë Brankon. Ky më pa shtrembër dhe më tha nuk e di. Më vonë më pas kemi dëgjuar sikur i kishte ngacmuar gruan. Ky vetë ka qenë agresiv, rrihte fëmijët dhe gruan e tij. Mendova që një agresiv mund të bëjë çdo gjë.

Të gjithë u ngritën duke kërkuar, vetëm ai jo. Prindërit e tij nuk erdhën të më ngushëllonin pavarësisht se hanim në një vend bashkë”- tha ai duke rrëfyer se dyshimet iu shtuan për shkak se asnjë prej familjarëve të autorit, nuk shkoi për ngushëllim.

Për të shmangur ndonjë përshkallëzim të situatës, babai i viktimës ka kërkuar që forcat e policisë të jenë të pranishme në lagjen ku banojnë për shkak se familjarët e autorit kalojnë përballë banesës së tyre dhe mund të shkaktohet ndonjë incident.

“Kam frikë se  çunat janë të nervozuar nga situata, kërkoj që policia të na qëndrojë afër sepse familjarët e autorit kalojnë para banesës sonë. E kam takuar autorin dhe e kam pyetur, se ata rrinin bashkë prej katër vitesh dhe më ka thënë është trembur, është larguar. Ndërkohë që kërkoja djalin ata bënin sikur nuk dinin asgjë, ndërkohë që ata e dinin. Një nga çunat e lagjes i kishte thënë shokut të babait të autorit ‘kam katër ditë që nuk ha bukë dhe dua të tregoj të vërtetën se kush e vrau’”, ka deklaruar babai i viktimës. Versus.al

Poll