AKTUALITET /

Shpërndanin kokainë në lokalet e natës, vihen në pranga dy 19-vjeçarë në Durrës

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre Policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje.

Shkruar nga B.SH

Shpërndanin kokainë në lokalet e natës, vihen në pranga

Dy 19 vjeçarë janë vënë në pranga në qytetin bregdetar, Durrës pasi janë kapur në flagrancë teksa shisnin lëndë narkotike në doza në lokalet e natës.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre Policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, se 2 shtetas shisnin lëndë narkotike kokainë në doza, në lokalet e natës në Durrës, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpumim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", ka finalizuar operacionin policor të koduar “Last Dinner”.

Gjatë operacionit në afërsi të Stacionit të Trenit, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"  kryer në bashkëpunim , shtetasit:

 G. D., 19 vjeç dhe A. L., 19 vjeç, të dy banues në Shënavlash, Durrës.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale,  një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Poll