AKTUALITET /

Shpërthen në flakë makina në aksin e ri "Thumanë-Kashar"

Zjarrfikësit e Vorës u nisën drejt vendngjarjes për shuarjen e flakëve

Shkruar nga Versus
Shpërthen në flakë makina në aksin e ri
Foto nga vendngjarja

Një automjet është shkrumbuar nga flakët në aksin me pagesë Thumanë-Kashar të hapur për qarkullim vetëm pak ditë më parë.

Mësohet se automjeti tip “Ford Focus”, ka marrë flakë në ecje dhe më pas ka shpërthyer duke u djegur plotësisht.

Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale. Drejt vendngjarjes u nisën forcat zjarrfikëse të Vorës. Versus.al

Poll