Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur pak më shumë se 1 orë më parë në qytetin e Vlorës.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, një lokal është dëmtuar pas shpërthimit të një lënde plasëse mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.
Në mjediset e një bari (lokal) në verandë është vendos një sasi tritoli e cila ka shpërthyer duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale.
Orenditë brenda lokalit dhe xhamat janë dëmtuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke marrë në pyetje pronarin e lokalit.







