AKTUALITET /

Shpërthim me tritol në banesën e deputetit të PD, Xhelal Mziu: S'kam dyshime

Si pasojë e shpërthimit në murin e jashtëm të banesës së Mziut, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shkruar nga Versus
Shpërthim me tritol në banesën e deputetit të PD, Xhelal
Deputeti Xhelal Mziu, pamje nga kamerat e sigurisë të banesës së tij

Tiranë- Një shpërthim me tritol është regjistruar pas mesnate në rrugën “Arjan Sala” në Kamëz. Mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, ndërsa si pasojë e shpërthimit të vendosur në murin rrethues të banesës, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit. Në deklaratën e dhënë për blutë e kryeqytetit, Mziu është shprehur se nuk ka patur konflikte së fundmi dhe si rrjedhojë nuk ka dyshime tek persona të caktuar. 

Mziu ka marrë mandatin e deputetit të PD për të dytin mandat radhazi, ndërsa më herët ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Kamzës. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një konflikt personal të tij, apo diçka që lidhet me detyrat që ka mbajtur. Versus.al

Poll