
Ka përfunduar arratia disa mujore e dy vëllezërve Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka të cilët ishin shpallur në kërkim për mbytjen me litar të të riut Renis Dobra më 8 korrik të këtij viti në Mat.
Të dy të rinjtë u arrestuan nga forcat speciale RENEA në Tiranë. Më herët për ngjarjen e rëndë, ishte arrestuar vëllai tjetër i tyre Fatjon Bushgjoka d he bashkëpunëtori që dyshohet se u siguroi makinat, Petrit Çakrri.
Hetimet e deritanishme të policisë kanë nxjerrë në përfundimin se mes Dobrës dhe vëllezërve Bushgjoka kishte patur konflikt për shkak të veprimtarisë kriminale të trafikut të drogës gjatë kohës që kishin qenë në Gjermani.
Fillimisht, i riu Renis Dobra u raportua i zhdukur nga familjarët dhe një ditë më pas u gjet i mbytur në liqenin e Shkopetit. Pas këqyrjes së shenjave në trupin e tij, u konstatua se ishte mbytur me litar. Versus.al







