
Mëngjesin e kësaj të premteje, një aksident i rëndë automobilistik ndodhi në dalje të Vorës, ku përplasja mes tre automjeteve la pas një viktimë dhe dy të plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, sipas Policisë, dhe u përfshinë tre makina të drejtuara nga shtetasit me inicialet B. G., F. H. dhe F. A. Fatkeqësisht, drejtuesi i njërit prej mjeteve, 35-vjeçari Flogert Ajazi, humbi jetën në vend.
Dy pasagjerë që udhëtonin me të mbetën të plagosur dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.
Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.







