Një shqiptar, duket se pa asnjë arsye i ka vënë flakën një makine Policisë së Shtetit në Peschiera del Garda, i zbuluar nga oficerët falë pamjeve të kamerave të vëzhgimit.
Shqiptari 38-vjeçar, pasi kishte mbërritur në parkun Catullo, ku ishte parkuar makina, fillimisht ka thyer xhamat dhe më pas ka spërkatur sediljet dhe ambientet e brendshme me benzinë, e më pas ka ndezur zjarrin dhe është larguar me makinë.
Arratisja e tij nuk zgjati shumë.
Shqiptari është kapur shpejt nga policia dhe është arrestuar për dëmtim. Atij iu gjetën edhe thika dhe spraj, për këtë arsye u akuzua edhe për veprën penale të mbajtjes së armëve pa leje.
Nga hetimet e para ai rezulton se nuk kishte leje qëndrimi në Itali, ishte i papunë dhe me histori të keqtrajtimit në familje.
Ai u transferua në burg në pritje të vendimit. Policia mjeko-ligjore ka kryer edhe konstatimet në vend: hipoteza është ajo e një gjesti të jashtëzakonshëm “pa motive subversive”.







