AKTUALITET /

Shuhet zjarri në "Qafën e Llogarasë", Peleshi paralajmëron piromanët: Do përballen me ligjin

Ministri Peleshi paralajmëroi zjarrvënësit se do përballen me ndëshkimet më të rrepta të ligjit.

Shkruar nga Versus

Shuhet zjarri në "Qafën e Llogarasë", Peleshi

Pas disa orësh përpjekje të zjarrfikësve në luftë me flakët, është shuar zjarri që kishte përfshirë Qafën e Llogarasë që prej pasdites së djeshme.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook, ku paralajmëron të gjithë personat që vënë në rrezik pasurinë kombëtare, se do të përballen me ligjin.

Vatra e zjarrit, e aktivizuar prej së enjtes në Qafën e Llogarasë, është shuar. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi paralajmëron qytetarët se do të përballen me ligjin nëse vënë në rrezik pasurinë kombëtare.

“Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët!”, ka thënë ministri i Mbrojtjes.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile. Versus.al

Poll