AKTUALITET /

Situata me zjarret, mbërrijnë dy avionë nga Rumania për ndërhyrje në zonat më kritike

Avionët kanë mbërritur në vendin tonë për mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile, pjesë e së cilit është edhe Shqipëria

Shkruar nga M.H
Situata me zjarret, mbërrijnë dy avionë nga Rumania për
Avionët e ardhur në Shqipëri

Dy avionë të Forcave të Armatosura të Rumanisë kanë mbërritur ditën e sotme në Shqipëri për t’iu bashkuar përpjekjeve të forcave shqiptare për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, në zonat më problematike të vendit.

Avionët kanë mbërritur në vendin tonë për mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile, pjesë e së cilit është edhe Shqipëria.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte i pranishëm në pritjen e avionëve dhe shprehu mirenjohje dhe falenderime për autoritetet rumune për ndihmën në këto momente të vështira.

Ekuipazhet rumune do të vendosen për 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për të nisur angazhimin që sot, në vatrat e zjarrit, ku situata është më kritike.

Vatra aktive ka momentalisht në Malin e Thatë në Pustec, të cilat të favorizuar edhe nga era, flakët kanë zbritur më poshtë nga kahu në drejtim të Goricës.

Ndërkohë në Malin e Tomorrit vatra e zjarrit është shuar dhe po mbahet në monitorim.

Gjithashtu dy raste të tjera janë identifikuar nga policia në Maliq dhe Mat, ku dy shtetas kanë përhapur flakë masive pas djegies së disa mbetjeve, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha toke.

Dy avionët ushtarakë janë njëri model C-27J (Spartan), që do të angazhohet në operacionet e fikjes së zjarreve si dhe tjetri C-130 (Hercules), i cili ofron mbështetje logjistike për C-27J, ndërsa kapaciteti është 6 ton ujë për çdo fluturim.

Situata me zjarret, mbërrijnë dy avionë nga Rumania për

Situata me zjarret, mbërrijnë dy avionë nga Rumania për  / Versus.al

Poll