Kreu i bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Marinaj ka hyrë brenda ambienteve në orën 08:00. Më 2 korrik të vitit të kaluar, Partia Demokratike i kërkoi SPAK-ut verifikimin e pretendimit të tyre se Marinaj ka qenë drejtues i një grupi kriminal me veprimtari trafikun e drogës në Itali dhe Shqipëri.
Në përgjigjet që Marinaj po jep para prokurorëve, ai pretendon se akuzat e PD lidhen me veprimtarinë politike dhe se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal.
Marinaj është aktualisht në mandatin e tij të tretë si kryebashkiak i Malësisë së Madhe. Ai u zgjodh në këtë post fillimisht në zgjedhjet lokale 2015, për t’u rizgjedhur edhe në 2 palë zgjedhje të tjera. Kryebashkiaku njihet edhe si biznesmen në zonë. Versus.al







