Pas situatës së krijuar në konviktin e Fakultetit të Mjekësisë, një rast tjetër është shënuar në Qytet Studenti.
Në një video të publikuar nga JOQ, shfaqen momente kur disa studentë janë përfshirë në një përplasje me policinë pasi kishin pritur deri pas mesnate për të gjetur një dhomë.
Studentët shprehen se nuk kanë marrë sqarime mbi vendimet e marra dhe se janë larguar nga godina pa mundur të diskutojnë kërkesat e tyre.
Sipas tyre, drejtoria e konvikteve ka vendosur pagesën e plotë të tarifës si kusht për qëndrimin.
Nga aplikimet e shumta, vetëm një numër i vogël studentësh kanë përfituar vend, ndërsa të tjerë janë larguar nga ambientet me ndërhyrjen e policisë.
Ndërkohë që institucionet flasin për investime në përmirësimin e kushteve në konvikte, studentët ngrenë shqetësimin për transparencën e procedurave dhe mundësitë e kufizuara të akomodimit./Versus.al







