AKTUALITET /

Skandali te Onkologjiku/ “Jam ai ushtaraku që kam kimion e babit”, pacientët me kancer trajtoheshin pa radhë nëse blinin ilaçin kontrabandë 1500 euro në farmaci

Radha e pacientëve me kancer, nuk kishte rëndësi nëse paguheshin shuma deri në 1500 euro në farmacitë ku shiteshin ilaçet kontrabandë pa pullë fiskale të cilat duhet të zotëroheshin nga spitali Onkologjik dhe pacientëve t'u jepeshin falas.

Shkruar nga B.V

Skandali te Onkologjiku/ “Jam ai ushtaraku që kam kimion e

Versus.al ka siguruar dosjen e hetimeve që zbuluan skandalin e abuzimit të mjekëve të Onkologjikut me ilaçet për kimioterapinë e pacientëve me kancer.

Në dosjen e zbardhur mësohet se barnat vinin kontrabandë nga Itali dhe Greqia dhe transportoheshin nga Devis Beqiri.

Më pas një detaj tepër skandaloz i zbuluar nga dosja hetimore është fakti se medikamenti i kimioterapisë për trajtimin e kancerit nuk lihej i plotë në spitalin e Onkologjikut por nxirret për t’u blerë jashtë spitalit me shuma që variojnë nga 250 deri në 1500 euro. Medikamentet dërgoheshin në farmacitë “VIP dhe “Kasa”.

Përvec rastit kur medikamenti për kimio nxirret dhe tregëtohet jashtë ambienteve spitalore që është e palejuar në legjislacion, ka dhe raste të tjera kur brenda farmacisë spitalore të njohur nga stafi personel si "Kapa" ku bëhet dhe përzierja e medikamenteve të kimios mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shumë monetare mund të tërheqi medikament dhe pse nuk është rradha e tij për kurim por në listën e pristjes është një person tjetër. 

Pjesë nga përgjimet e zbardhura në dosjen e prokurorisë:

Në datën 05/12/2023 e telefon numri i telefonit 068****** ku i prezantohet si Halit Lushi pasi Afrimi e pyet se kush janë dhe i thotë se janë tek dera por nuk i lë polici të futen.

Në datën 05/12/2023 i bën sms nr.i telefonit 069******** ku I shprehet si më poshtë: Afrim miremengjes.

Jam ai ushtaraku qe kemi komunikuar. Sot kam kimion e babit a kemi ilaç. DOCTOXEL dhe Afrimi i përgjigjet: Mgis.Ok.

Në datën 04/12/2023 ora 15:09 e telefonon numri i telefonit 06******** si më poshtë vijon:

Afrimi:He Rudi.

Rudi: Të lutem fut dikë në system që ti bëjë 6 se mi kërkojë. Afrimi: A ti bëj nesër më mirë? Rudi: Jo jo a se ke Ketën aty? Afrimi: E mirë mirë hajde se do ti kërkoj.6 Flakona a? Rudi: PO 6 flakoně. Versus.al

Poll