
Ditën e djeshme gazetari Elton Qyno, publikoi lajmin se modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, ishte vajza që ka hyrë në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një takim special me të dënuarin me burg përjetë të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.
Sipas një raporti sekret, në këtë dhomë speciale policët e shërbimit të brendshëm të burgut të Drenovës, nuk kanë shoqëruar të dënuarin Vladimir Kurti, me të cilin ishte planifikuar takimi, por të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.
Vladimir Kurti, vuan dënimin në Godinën “A”, pikërisht në qelinë Nr.5. Ndërsa Laert Haxhiu, vuan dënimin në të njëjtën godinë, por në qelinë Nr.6, ngjitur me atë të Vladimir Kurtit.
Letrat e planifikimit për takimin special me modelen kosovare, Ziza Pajaziti, janë bërë në emër të Kurtit, ndërsa në takim policia e burgjeve ka çuar Laert Haxhiun.
Takimi mësohet të ketë zgjatur rreth 1 orë dhe më pas, Pajaziti ka dalë nga ambientet e burgut. Ndërsa Haxhiu është shoqëruar nga policia sërish në ambientet e dhomës Nr. 6 që ndodhet në katin e parë të godinës.
VoxNews ka zbuluar skemën e prostitucionit në burgjet shqiptare:
Skema funksionon përmes bashkëpunimit të disa hallkave kyçe brenda sistemit të burgjeve.
Burime për brenda burgjeve tregojnë se gjithçka nis nga kërkesa e një bos-i të krimit, i cili, përmes ryshfeteve dhe lidhjeve me drejtues të lartë të burgjeve, arrin të sigurojë “takime private” me vajza të përzgjedhura.
Këto vajza të cilat nuk janë domosdoshmërisht të përfshira në prostitucion tradicional shpesh rekrutohen përmes kontakteve të siguruara nga njerëz të krimit në liri, apo përmes rrjeteve sociale ku ekspozimi dhe joshja janë pjesë e “pazareve”.
Në listën e tyre përfshihen:
1- Vajza të njohura në Instagram me mijëra ndjekës.
3- Këngëtare dhe influencuese me lidhje të dyshimta.
4- Shoqëruese nate nga Tirana, Durrësi dhe Prishtina.
Në burgje si ai i Peqinit, Drenovës apo 302-shi në Tiranë, janë identifikuar raste ku qelitë janë transformuar përkohësisht në “dhoma pritjeje” me krevate të rehatshëm, ushqime luksoze dhe madje edhe sistem argëtimi.
Vajzat futen në institucion përmes procedurash të falsifikuara shpesh të paraqitura si "bashkëshorte" ose "familjare", të pajisura me dokumente të manipuluara apo leje të përkohshme me ndihmën e punonjësve të korruptuar.
Pse vajzat VIP pranojnë takime speciale:
Pagesat për një takim të vetëm variojnë nga 2,000 deri në 5,000 euro, shifra që ua kalojnë edhe tarifave të eskortave më të shtrenjta në rajon.
Disa prej këtyre vajzave nuk janë të vetëdijshme për rrezikun, duke menduar se bëhet fjalë për marrëdhënie “ekskluzive” me njerëz me pushtet.
Të tjera e shohin si mundësi për të hyrë në një rreth të mbyllur ku paratë dhe luksi janë të garantuara.
Rastet e zbuluara në burgun e Reçit dhe të Peqinit:
Burgu i Reçit në Shkodër, një nga institucionet më të vjetra në vend, është përmendur shpesh në raportet e mediave lokale si një vend ku disa të dënuar të fuqishëm kanë pasur privilegje të papërshtatshme, duke përfshirë:
Vizita të shpeshta nga “familjarë” femra, të cilat nuk figurojnë në gjendjen civile.
Leje të veçanta për të kryer “takime intime” pa dokumentacion të plotë.
Përdorim të “dhomave të qeta” të transformuara nga personeli për përdorim jo të ligjshëm.
Dyshime për përfshirje të punonjësve të administratës për lehtësimin e hyrjes së vajzave në institucione.
Sipas një burimi brenda burgjeve: “Ka raste të denoncuara që janë mbyllur shpejt, për shkak të lidhjeve që kishin të dënuarit me persona në polici apo në sistemin gjyqësor. Vajzat futeshin si të afërme, por brenda ndodhnin gjëra krejt të tjera.”
VoxNews është në dijen edhe të një rasti i një të “forti” në burgun e Reçit që vizitohej nga një vajzë VIP për “takime speiale”, por që me letra futej si familjare e tij.
VoxNews ka zbuluar edhe një “mega-festë” në burgun e Peqinit, ku ish-të burgosur janë rikthyer për të festuar me miqtë e tyre që vuajnë dënimin të shoqëruar nga vajza për takime speciale.
Gjatë festës ka pasur dhe një incident ku janë përdorur armë duke qëlluar në ajër.
Çfarë thotë ligji për takimet speciale:
Neni 163 Kodit të familjes thotë se “Personat bashkëjetues mund te lidhin marrëveshje para noterit, ku përcaktojnë pasojat qe rrjedhin nga bashkëjetesa”.
Provat mund të jenë foto, video të festimeve familjare, llogari bankare të përbashkëta, dokumente bashkëpronësie etj.
Pikërisht këto prova për të vërtetuar statusin e bashkëjetueses, nuk janë kërkuar asnjëherë në burgjet shqiptare, duke i hapur dritën jeshile futjes së prostitutave, nëpër burgjet shqiptare.
Kujtojmë se gjetja e celularit të Laert Haxhiut në Burgun e Drenovës, çoi në shkarkimin e drejtorit të burgut dhe pezullimin e shefit të Policisë së Burgut./Voxnews







