AKTUALITET /

Sot gjyqi paraprak për "Partizanin", Berisha dhe dhëndri i tij nuk paraqiten në seancë

Shkruar nga Versus
Sot gjyqi paraprak për "Partizanin", Berisha dhe dhëndri i
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Në Gjykatën e Posaçme sot mbahet seanca paraprake për dosjen “Partizani” ku të pandehur për privatizimin e ish-kompleksit sportiv, janë marrë kryedemokrati Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë.

Berisha dhe Malltezi nuk janë paraqitur në seancë, ndërsa avokatët e tyre mbrojtës japin argumente para trupit gjykues.

Pritet që gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi të vendosë nëse çështja do të pushohet apo do t’i kthehet SPAK-ut për plotësim hetimesh.

Mësohet se Berisha ka udhëtuar në Gjermani për të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore europiane. Për këtë SPAK i dha leje që të mos zbatojë detyrimin e paraqitjes të caktuar nga GJKKO pasi u lirua nga arresti shtëpiak ku u mbajt për 11 muaj si i pandehur për shpërdorim detyre. Versus.al

Poll