AKTUALITET /

“Sot janë arrestuar 2 mikesha të miat tek Kuvendi”, ish-deputetja e PS: Slogani i protestës duhet të jetë: Po ti nga cila anë e gardhit je!

Në një reagim në rrjetet sociale, Ledi Shamku thotë se mikeshat e saj janë artiste me shpirt të lirë që protestojnë për mbrojtjen e Vjosës dhe Nartës.

Shkruar nga Versus

“Sot janë arrestuar 2 mikesha të miat tek Kuvendi”,

Ish-deputetja e PS, Ledi Shamku ka denoncuar arrestimet e sotme në protestën para Kuvendit, ku mes personave të shoqëruar janë dhe dy mikeshat e saj, studiuesja e huaj Carrie Ann Morgan dhe ilustratorja Elsa Paja.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shamku thotë se mikeshat e saj janë artiste me shpirt të lirë që protestojnë për mbrojtjen e Vjosës dhe Nartës.

Në fund ajo thotë se slogani më i gjetur i kësaj proteste është: ‘Po ti, nga cila anë e gardhit je?’ “Shihemi për pak në Komisariatin nr. 3, ku mbahen të arrestuara Carrie dhe Elsa!”, shkruan ajo.

Mesazhi

‘‘Carrie Ann Morgan, antropologe gjuhësore, kolegia ime, studiuese dhe shpirt i lirë, u arrestua sot gjatë protestës. Elsa Paja, artiste, ilustratore, mikja ime, një shpirt po aq i bukur sa vetë Vjosa-Narta që ajo mbron, u arrestua sot.

Mendoj se nga sot, slogani më i gjetur i kësaj proteste është: ‘Po ti, nga cila anë e gardhit je?’ Shihemi për pak në Komisariatin nr. 3, ku mbahen të arrestuara Carrie dhe Elsa!”, shkruan ajo./Versus.al

Poll