AKTUALITET /

“Sot t’i nis 500 euro vlla”, si policët në bashkëpunim me Sulejmanajn fiknin sistemin TIMS për të kaluar ish-të dënuarit

Në total, janë kaluar 200 persona të cilëve u kishin kaluar ditët e qëndrimit në zonën Shengen. Ndërsa persona që rezultojnë të deportuar nga policia, janë 11. Mes personave që kanë kaluar pa prokurë nga prindëri, janë 10 të mitur.

Shkruar nga B.V
“Sot t’i nis 500 euro vlla”, si policët në
Eneo Sulejmanaj dhe arrestimi i efektivëve në Rinas

Versus.al ka siguruar dosjen e hetimeve të policisë për korrupsionin në aeroportin e Rinasit, skemë për të cilën u arrestuan 8 efektivë policie të cilët merrnin ryshfet për të kaluar drejt vendeve të BE-së persona të cilëve u kishin kaluar ditët e qëndrimit në pasaportë apo ishin deportuar drejt Shqipërisë nga vendet ku kërkonin të shkonin.

Në dosjen e siguruar, janë zbardhur përgjimet mes Eneo Sulejmanaj, pronarit të agjencisë turistike “Bus Albania” dhe inspektorit të policisë në Rinas, Briken Terziu të cilit i dërgon të dhënat per persona të cilët kanë prerë biletën në agjencinë e tij por kanë ndalim për të udhëtuar drejt vendeve të BE.

Skema u zbulua pas përgjimeve në telefonin e Eneo Sulejmanaj i cili u arrestua më 21 mars në Tiranë pasi u kap në automjet me 1 kg drogë gati për shpërndarje. Në bisedat e zbardhura, shihet se Enea Sulejmani ndërvepronte shumë shpesh me Briken Terziun të cilit i dërgonte edhe foto të pasaportave të personave të cilët prisnin biletë në agjencinë e tij për të parë nëse kishin ndalime për të udhëtuar drejt vendeve të BE.

Duke nisur nga shuma prej 50 deri në 500 eurosh, Briken Terziu në bashkëpunim me 7 efektivët e tjerë të cilët u arrestuan mbrëmë në Rinas, përveç atyre të cilëve kishin shkelur afatin e qëndrimit në zonën Shengen bënin të mundur edhe kalimin e atyre të cilët ishin deportuar nga vende të BE pasi kishin bërë burg për veprimtari kriminale.

Persona të cilët ishin deportuar nga vende të BE-së pas vuajtjes së dënimit, nuk u është regjistruar dalja nga territori shqiptar në sistemin TIMS. Në bisedat e zbardhura më poshtë bëhet fjalë për kalimin e tre personave, që ishin dënuar në Gjermani, Spanjë dhe Itali për vjedhje dhe lëndë narkotike.

Ndërkohë në bisedat e zbardhura mes ish-kreut të Shoqatës Ndërqytetase Eneo Sulejmanaj dhe efektivit Briken Terziu, flitet për ryshfetin prej 500 eurosh.

Eneo:  Me thuaj ti vlla. Sot ten is 500 me ate neser tbej 1 vet

Briken: Se kuptova

Eneo: Sot nis 500 me ate se qa ka me vete. Nqs tak neser tbej 1 vlla

Briken: Ok tak neser mos e vrit mendjen

Eneo:  Po vjen 5 min eshte aty ka 600

Në orën 10:16 PM dhe në orën 10:21 PM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Neser tbej nje 500 vlla

Briken: Ok vlla ngjohemi neser

Pjesë nga dosja:

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.06.2023, nga ora 06:16 PM – 07:27 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: ca bon vlla. A mu lodhe. (I dërgon pasaportën e shtetasit Frrokë Demiri). Ma shef dot kte. Eshte me tndrrum

Briken: Per pak

Eneo: Ok vlla mthuj

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Frroke Demiri nuk ka të regjistruar dalje në sistem më datë 11.06.2023 dhe as në ditët në vijim. Referuar bisedës telefonike ka dyshime se ai ka udhëtuar me pasaportë tjetër ose është kaluar pa regjistruar, pasi ai nuk lejohet të udhëtoj, si person I kthyer në kategorinë deportiv nga Gjermania me motivin se ka vuajtur denimin me 2 vjet burg nga denimi i dhene prej 3 vitesh burg per vjedhje. Dhene Ekspuls per 5 vjet te mos hyj ne Gjermani, sic deklaron vete personi, dhene me dt.14.12.2020.

Rasti i kalimit të ish-të dënuarit për thyerje ekspulsi në Itali

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 14.02.2024, nga ora 12:56 PM – 05:08 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Vladimir Demaj, mgjes vlla

Brikeni: Mirmengjes

Eneo: Ky cuni është për Budapest poloni. I kan dal letrat ka ate vulën e kuqe

Brikeni: Ok ja ta shof për pak

Eneo: Ok vlla te ngjitet lart vlla?

Zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: E tak unë kur tarri nvend po ngjitet lart tani

Brikeni: Ok

Eneo: tek e mesit

Brikeni: Po

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Edison Loku, e shef dot ktë vlla

Në orën 05:09 zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Vladimir Demaj është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 14.02.2024, ora 18:45 nga punonjësi I policisë me username në TIMS MesiEr. Ky shtetas nuk ka bërë dalje në datën që bëhet bieda por rreth 2 muaj më vonë. Rezulon I Kthyer deportiv nga Italia  me motivin eshte denuar me 2 vjet e 9 muaj burg per thyerje ekspulsi nga shteti Italian.  Ka ndalim hyrje per 5 vjet ne Itali. Ka udhëtuar drejt shtetit të spanjës.

Rasti i kalimit të ish-të dënuarit në Spanjë

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 07.11.2023, nga ora 11:12 AM – 03:10 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Katerina Zeneli. Mgjes vlla. Per Catania tani.

Briken: Ok vlla. E takon ti apo une

Eneo: E tak un vlla

Briken: Ok te nr 8 thuaj

Eneo: Aty eshte vlla. Po ska njeri

Briken: Ktu jam. Se pata leviz

Eneo: Ok vlla. I dërgon pasaportën e shtetasit Hendri Gashi. O vlla e shef dot kte. Duhet tjet me ndrrim. Se e kam ktu do me ik

Briken: Si e ka pas Qafmolla

Eneo: Po

Briken: I shkon shume

Eneo: 5

Briken: Po. Edhe transit nga stambolli

Eneo: Ok ja se po mendohet. Vlla si je. Ka ardh I djal aty. Se di kush e ka genjy. I dërgon pasaportën e shtetasit Mikael Pashollari

Në orën 02:39PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Leja naj kafe se eshte ai shoku jon. Me fal se ta cova ty. Rrofsh vlla

Në orën 03:10PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Hendri Gazhi nuk është përpunuar në dalje të territorit të RSH që nga viti 2021. Ky shtetas rezulton i kthyer deportiv nga shteti spanjoll pasi ka vuajtur denimin per kultivim te lendeve narkotike. Versus.al

Poll