AKTUALITET /

SPAK kërkoi të dënohej, GJKKO e shpall të pafajshëm Bardhin! Avokati: Edhe paditë e tjera do kenë të njëjtin fat

Në përfundimet e SPAK thuhej se përgjimet që lexoi Bardhi i përkasin një çështje nën hetim, por nuk mund të jepeshin detaje për shkak të sekretit hetimor.

Shkruar nga Versus

SPAK kërkoi të dënohej, GJKKO e shpall të pafajshëm

Pavarësisht se SPAK kërkoi shpalljen fajtor të tij, Gjykata e Posaçme ka vendosur pushimin e çështjes së padisë të bërë ndaj Gazment Bardhit për shpifje lidhur me ish-kryepolicin e Shkodrës Edmond Sulaj.

SPAK konfirmoi se bisedat e përgjimeve të lexuara nga Bardhi në Kuvend i përkasin një çështje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japë detaje të tjera.

Ndërsa pas shqyrtimit të provave, gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi vendosi që ta shpallë të pafajshëm kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, avokati i Bardhit, Marash Logu tha se deklarimet e tij janë bërë në cilësinë e deputetit duke iu referuar vetëm fakteve të dala nga përgjimet e SkyEcc.

“Deklarimet në Kuvend janë bërë në cilësinë e deputetit dhe në interes të opinionit publik. Gazment Bardhi nuk shpif, por i referohet vetëm fakteve. Kam edhe një thirrje për Ramën, mos keqpërdor njerëz apo vartësit e tu, por eja në SPAK dhe përballu për lidhjet e politikës dhe policisë me krimin”- u shpreh Logu.

SPAK kërkoi të dënohej, GJKKO e shpall të pafajshëm
Avokati Marash Logu

Përsa i takon padive të bëra nga KESH e OSHEE, Logu shprehu bindjen se do të kenë të njëjtin fat si ajo e Edmond Sulës, duke pretenduar se Bardhi nuk shpif, por u referohet fakteve.

“Padia e KESH është e njëjtë me atë të OSHEE. Të gjitha kallëzimet ndaj Gazment Bardhit do të kenë të njëjtin fat. Ftojmë që në betejën e radhës të mos vijë as Edmond Sulaj, as OSHEE dhe as KESH, por vetë Rama dhe Belinda Balluku sepse ata janë përgjegjës”- shtoi avokati. Versus.al

Poll