AKTUALITET /

SPAK kërkon dënimin e tij, gruas dhe dy vajzave, ish-shoferi i Ardit Veliut: E kam çatinë me llamarina, akuza të padrejta

SPAK akuzon Sokol Idrizajn dhe familjen e tij se janë pjesë e një grupi kriminal që shiste në Shqipëri mallra kontrabandë që ishin vjedhur në Francë si bizhuteri dhe rroba të ndryshme.

Shkruar nga Versus
SPAK kërkon dënimin e tij, gruas dhe dy vajzave, ish-shoferi i Ardit
Ardi Veliu (ish kreu i policisë së shtetit) dhe Sokol Idrizaj ish-shoferi i tij

Në nëntor të vitit të kaluar SPAK kërkoi dënimin kapital me 90 vite burg të 9 anëtarëve të një grupi kriminal që sipas prokurorisë kishte sjellë mallra të vjedhura në Francë për t’i shitur në Shqipëri.

Në seancën që mbahet sot në GJKKO, njëri prej të akuzuarve Sokol Idrizaj, ish-shofer i Ardi Veliut, pretendoi se ndaj tij dhe familjes së tij është hedhur baltë dhe se nuk ka të ardhurat që pretendon organi i akuzës.

Ai tha se jetonte në kushte të vështira dhe se rrobat që sipas tij vajza e tij Egi Idrizaj shiste online, nuk ishin të vjedhura në Francë.

“Edhe në komunizem nuk futej në burg nje familje e tërë, mediat kanë abuzuar me rastin tim, me kanë baltosur mua dhe familjen. Rrobat e sjella nga Franca nga vajza ime është konfirmuar nga vete shteti francez qe nuk janë të vjedhura. Edhe në kohë të Enverit prokurori nuk dilte dot mbi gjyqtarin, un jetoj në shtepi me çatinë me llamarina nderkohë që akuzohemi për fshehje të ardhurash në vleren e miliona lekëve"- ka thënë Idrizaj në gjyq.

Avokati i tij Ardian Visha tha se prokuroria në menyre te paprecedentë dhe me zell ka ngritur akuzen për grup të strukturuar kriminal tek 4 anëtaret e një familjeje, burre-grua dhe 2 vajzat. Sipas tij Sokol Idrizaj ka 35 vite karriere në polici dhe është i pajisur me certifikatë sigurie.

“Kjo cështje eshtë pompuar edhe mediatikisht vetem se ai ka sherbyer si shofer i Ardi Veliut”- shtoi avokati.

Edhe familjarët e tjerë të Sokol Idrizaj kanë pretenduar për pafajësi.

Gruaja e Sokolit, Elda Idrizaj: U bëra gjyshe në burg, ne jemi familje e rregullt, vajza sillte rroba për ti shitur online me qëllim për disa të ardhura më shumë, na është shkaterruar jeta nga kjo histori, ç’lidhje kemi ne me grup të strukturuar kriminal

Egi Idrizaj: Ta dija që për nje faqe online shitje do përfundoja ketu nuk do merresha, un kam djalin 1 vjec prokuroria kerkon 10 vite burg

Bora Idrizaj: Nga kjo histori kam ngelur pa punë, na është shkaktuar traumë, jam vetëm 22 vjeç.

Sipas SPAK, grupi kriminal, dërgonte para në Francë për të blerë mallra të vjedhura si bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara dhe më pas i fusnin në Shqipëri fshehurazi dhe i shisnin në mënyrë kontrabandë përmes argjendarisë së Vangush Kasharës në Tiranë. Versus.al

Poll