AKTUALITET /

Statusi i prokurorëve të SPAK, Xholi: Të mos lihen në mëshirë të fatit, janë përballur me grupet më të rrezikshme

Xholi e cilësoi këtë çështjeve në fokusin e tij në rast se zgjidhet në krye të SPAK, ndërsa kërkoi që të shtohet numri i prokurorëve të posaçëm.

Shkruar nga Versus

Statusi i prokurorëve të SPAK, Xholi: Të mos lihen në

Adnan Xholi renditi rregullimin e statusit të prokurorëve të posaçëm si një prej sfidave të cilave u duhen dhënë zgjidhje. Sipas tij, deri tani përpjekjet e Dumanit për rregullimin e statusit të tyre, kishin rënë në vesh të shurdhër.

Xholi shtoi se nuk duhet humbur eksperienca që prokurorët aktualë kanë fituar në SPAK dhe nuk duhen lënë në mëshirë të fatit ata prokurorë që janë përballur me grupet më të rrezikshme kriminale apo me zyrtarë të lartë.

“Ka të bëjë me dhënien zgjihje me statusin e prokurorëve. Drejtuesit aktualë kanë bërë përpjekjet e tyre maksimale që të rregullohet statusi i prokurorëve. Do insistoj bashkë me ju dhe partnerët ndërkombëtarë që statusi i prokurorëve të posaçëm të marrë zgjidhje. Nuk e them për veten time, ligji ma ka garantuar që të kthehem në prokurorinë e përgjithshme, por bëhet fjalë për kolegë të tjerë që vijnë nga prokurori të shkallës së parë. Nuk ka prokurorë të pazëvendëësueshëm, por eksperienca që këto prokurorë kanë fituar, do humbasë. Këta prokurorë janë përballur me grupet më tërrezikshme kriminale apo zyrtarë të lartë dhe do lihen në mëshirë të fatit në ato zyra ku mund të shkojnë. Do duhet t’u gjendemi pranë, sepse do humbasë ekspertiza dhe memoria e institucionit”- u shpreh Xholi duke nënvizuar nevojën për shtimin e numrit të prokurorëve. Versus.al

Poll