AKTUALITET /

Sterilizimi/ Biznesmeni Rrapaj ankohet para Komisionit Hetimor: Kam që në 7 të mëngjesit me një gotë ujë

Shkruar nga Versus

Sterilizimi/ Biznesmeni Rrapaj ankohet para Komisionit Hetimor: Kam që

Biznesmeni Ilir Rrapaj ka dëshmuar sot para Komisionit Parlamentar hetimor për koncesionin e Sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.

Ai dëshmoi para Komisionit Hetimor prej rreth shtatë orësh, që kur u soll me pranga në duar ku mbante një tufë letrash dhe i shoqëruar nga forca të shumta policie.

Teksa deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa po vijonte me pyetje për të kuptuar pse përse ai duhet të merrte 180 milionë lekë nga koncesioni i sterilizimit, biznesmeni Rrapaj këmbëngulte se i ishte përgjigjur njëherë kësaj pyetj, duke shtuar se prej orës 07:00 të mëngjesit ishte vetëm me një gotë ujë.

Zhupa: Ku është ekonomizimi këtu dhe arsyeja pse duhej të kishit marrë 180 mln?

Rrapaj: E dhashë më lartë përgjigjen, nuk gjej dot një alternativë tjetër, edhe pse po shtrëngohem në këtë orë të vonë të pasdites, kam që në 7 të mëngjesit që kam pirë vetëm një gotë ujë!/Versus.al

 

 

Poll