
Pas publikimit të disa pjesëve të dosjes me akuzat që rëndojnë ndaj grupit kriminal të Suel Çelës, ku shfaqen edhe komunikimet e këtij të fundit në ‘Sky Ecc’, gazetari Sokol Bregu tha se ai mund të konsiderohet si “i vetmi mafioz në Shqipëri”.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetari duke analizuar ato çfarë kishte lexuar nga dosja ku shfaqeshin përgjimet e grupit të Suel Çelës, tha se ky i fundit, është personi i vetëm nga bota e krimit që deri më tani nuk ka pasur intriga në krimet e tij.
"Në të gjitha faqet që kam lexuar nga dosja 260 faqe, për mua për herë të parë lexoj një dosje e konsideroj personazhin në fjalë, mbas si të vetmin mafioz në Shqipëri. Absolut, njeriu i cili e ka krijuar organizatën e tij me çdo lloj detaji të mundshëm ka një mënyrë të jashtëzakonshëm të marrje përsipër të detyrave funksionale brenda organizatën kriminale Suel Cela mund të jetë personazhi kryesor, por brenda këtyre fakteve lexoj se është njeriu që nuk ka asnjë lloj intrige ne krim, përveç se ka një mënyrë funksionimi për ti shkruar deri në fund krimeve të tij. Krahasuar me organizata e tyre kriminale që kemi lexuar në Shqipëri, këtu kemi të bëjmë me një organizate krejt ndryshe, një organizata e bazuar në një qëllim ekzekutimin e kundërshtarëve të tyre”- tha Bregu.
Sipas gazretarit, pushteti kriminal i Suel Çelës mbi gjyqtarët e gjykatës së Elbasanit, lidhej me njohuritë që kishte ai.
“Mbase personazhi më i zgjuar në krimit shqiptar, për të korruptuar dhe mbajtur ne nivele lokale të gjithë gjyqtarët e gjykatës, njeh mirë ligjet, ndihmon anëtarët e organizatë së tij për ti shpëtuar ligjit”- shtoi gazetari, duke cituar edhe një pjesë të dosjes ku Suel Çela fliste me gjuhë fyese për kryeministrin shqiptar Edi Rama. Versus.al







