AKTUALITET /

"Suel Çela më ofroi qindra mijëra euro që të ndryshoj dëshminë", Dumani flet në GJKKO, të akuzuarit: Na vuri gjobë!

Shkruar nga Versus
"Suel Çela më ofroi qindra mijëra euro që të
Fotomontazh: I shumëkërkuari Suel Çela dhe i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani

Seanca e nisur paraditen e djeshme në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i Artë” zgjati deri në orët e vona të së martës me detaje të forta nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Ky i fundit debatoi ashpër me ish-shokët e tij Gentian Sharra dhe Asllan Plaku të cilët i ka akuzuar si të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale.

Vrasësi me pagesë që tashmë bashkëpunon me drejtësinë, ka pretenduar se të akuzuarit i kanë dërguar fjalë nëpërmjet njerëzve të caktuar në burg në mënyrë që të ndryshojë dëshminë për Gentian Sharrën dhe Suel Çelën në këmbim të qindra mijëra eurove.

Deklarata e Dumanit shkaktoi reagime të ashpra në sallën e gjyqit me Gentian Sharrën që u kundërpërgjigj me fjalët: Ky është një qënie e shpifur sajon gjëra, përmend dhe emra, jo Emiljano Shullazi e Kadiun që nuk kanë lidhje me këtë çështje.

Ndërsa i akuzuari tjetër Asllan Plaku deklaroi në seancë se ka qenë vetë Nuredin Dumani ai që i ka vënë gjobë Gentian Sharrës 200 mijë euro dhe Suel Çelës 500 mijë euro për të ndryshuar dëshminë për ta. Versus.al

Poll