AKTUALITET /

Të dënuar për shantazh e trafik klandestinësh, ekstradohen shqiptari dhe italiani

Shkruar nga Versus

Të dënuar për shantazh e trafik klandestinësh, ekstradohen

Një 26 vjeçar shqiptar i identifikuar si N.A është ekstraduar nga Austria për në Shqipëri pasi rezulton i dënuar me 3 vite burg për trafik klandestinësh në pikat kufitare të vendit.

Gjithashtu një shtetas italian me inicialet R.B është ekstraduar nga Shqipëria për në Itali ku ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg nga gjykata e Savonas për shtrëngim dhe dhënie pasurie.

Ekstradimi i tyre është realizuar falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët austriakë dhe italianë. Versus.al

Poll