AKTUALITET /

'Të hoqën apo u dorëzove vetë', Alketa Vejsiu shpërthen pas largimit të Alfred Pezës nga RTSH

Në një reagim në Instagram, Alketa Vejsiu ka nisur statusin e saj në një mënyrë goditëse dhe ironike ndaj Alfred Pezës

Shkruar nga M.H
'Të hoqën apo u dorëzove vetë', Alketa Vejsiu
Alketa Vejsiu dhe Alfred Peza

Moderatorja Alketa Vejsiu ka reaguar ashpër pas lajmit të dorëheqjes së Alfred Pezës nga drejtimi i Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Në një reagim në Instagram, Alketa Vejsiu ka nisur statusin e saj në një mënyrë goditëse dhe ironike ndaj Alfred Pezës.

Të hoqën apo u dorëzove vetë?

Moderatorja ka deklaruar gjithashtu se është gëzuar për largimin e tij nga drejtimi i RTSH, teksa thotë se ky i fundit e ka prekur në pikën e saj më të dobët, te babai i saj.

Kujtojmë se Peza shkarkoi nga puna bashkëshorten e babait të saj edhe pse kishte marrë leje për t’i shërbyer burrit të saj që ishte shumë sëmurë dhe që më pas vdiq.

Për këtë arsye Alketa e cilësoi Alfred Pezën si një ndër personat që nuk e ka kursyer të atin e saj as në shtratin e vdekjes, ndonëse shton se tani do të prehet i qetë, pasi iku me kokën mbrapa.

‘S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po’, shkruan ndër të tjera moderatorja.

Reagimi i Alketës

S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi te barabarte njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale”, shprehet Vejsiu.

Më tej moderatorja e njohur shton se edhe shefja e burimeve njerëzore ne RTSH, Anila Agalliu duhet dhe disa të tjerë duhet të largohen me Alfred Pezën.

“Te hoqën apo u dorëzove vete? Të kisha thëne Alfred Peza, what comes around goes around! karma is a bitch!

Sot është një dite shume e gëzuar për mua. Mijëra te tjerëve qe ju ke hequr bukën, te paktën Zoti ju dha te drejte!

Ç’fitove? Apo thjesht xhaketa me shamiçken e shefit te kënaqi ca kohe të prije koka sipas qejfit? Ti me ke prekur mua ne plagën me të hidhur të jetës. S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi te barabarte njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale

Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti duhet gjithashtu te japësh dorëheqjen! Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë te tjerë duhet të ikni me trenin e tij. Hajde Rruge te Mbare!”, shkruan Alketa Vejsiu.

'Të hoqën apo u dorëzove vetë', Alketa Vejsiu/ Versus.al 

Poll