Dy efektivë policie në Fier dhe Berat janë pezulluar nga detyra nën akuzën e kryerjes së dy veprave penale, si ajo e shpërdorimit të detyrës dhe trafiku i drogës.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, batoi urdhrin për inspektorin 30 vjeçar me inicialet P.D, efektiv në policinë e Divjakës, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke u përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit të daljes jashtë vendit dhe e pezullimit të funksionit që ka. Hetimet zbuluan se ai ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.
Po ashtu, është pezulluar nga detyra A.Ç 57 vjeç, ndihmës specialist në i policimit në komunitet në komisariatin e Beratit. Efektivi dyshohet se pavarësisht se ka konstatuar ndërtime pa leje në njësinë administrative Velabisht, ku ishte përgjegjës, 57 vjeçari ka lejuar vijimin e tyre, në këmbim të shumave të parave. Versus.al







