AKTUALITET /

Të premten dëshmoi para deputetëve për ‘Sterilizimin’, Apeli i GJKKO lë në qeli ish-zv.ministrin e Shëndetësisë

Rrjepaj kërkoi revokim ose masë më të butë ndaj tij, por gjykata i rrëzoi kërkesën.

Shkruar nga Versus
Të premten dëshmoi para deputetëve për
Ish-zv ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi

Tiranë- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë sot në fuqi masën e arrestit me burg për ish-zv ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj i cili të premten dëshmoi në komisionin e Shëndetësisë ku u çua me pranga në duar para deputetëve, duke u bërë i paraburgosuri i parë që merret në pyetje nga ligjvënësit.

Rrjepaj u arrestua më 17 gusht të vitit të kaluar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në koncesionet e Shëndetësisë për “Sterilizimin” dhe “Check Up”.

Ndërkohë, "detyrim paraqitje" u caktua për ish-ministrin Ilir Beqaj i cili mbahet nën arrest për tjetër akuzë penale, atë të abuzimit me fonde të BE-së teksa drejtonte agjencinë e SASPAC. Versus.al

Poll