Në dëshminë e tij ai është shprehur se si ishte shembur bota pasi kishte qëlluar mbi të atin.
Por detajte të reja tronditësë dalin nga ngjarja në Shënavlash ku Esmerald Balla vrau të atin.
Për këtë ngjarje sot u arrestua dhe bashkëpunëtori i tij Edison Brahaj, 25-vjeç, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e viktimës për të transportuar me automjet trupin e viktimës (Enver Ballës) nga vendi i ngjarjes deri tek vendi ku u gjet nga policia.
Ndërsa sonte në rubrikën Opinion është publikuar një foto ku Esmarald Balla shihet duke qeshur së bashku me bashkëpunëtorin e tij disa ditë pasi kishte vrarë të atin.
Esmerald Balla pranoi se konflikti kishte nisur për një shumë parash prej 75 mijë eurosh, të cilat nuk i kishte gjetur në kasafortë në momentin që i duheshin.
Pas kësaj situata kishte agravuar dhe 30 vjeçari deklaroi se i ati i kishte drejtuar pistoletën për ta vrarë, ndërsa në momentin që mundohej t'ia hiqte nga dora ajo ishte shkrehur.
“Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë të familjes. Gjërat nga ana ekonomike po shkonin shumë mirë dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte detyrat e veta. Unë po ndërtoj një shtëpi të re (pranë asaj qe jetojnë) dhe punimet kishin ecur shumë mire. Neve ne shtëpi nga puna disavjeçare kishim një sasi afro 75 mijë euro. Ditën e ngjarjes shkova të merrja lekët pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për të cilën kishim rënë dakord. Shkova te vendi për të marrë paratë dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mijë eurot.
I them babait” ku janë paratë”!? “Se di”,- më tha.
Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta. Ishte hapur. Aty nisëm të debatonim. Unë të vras më tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Ne një moment iu afrova dhe u kapëm me duar. Në momentin që po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh”,- ka deklaruar fillimisht Esmeraldi.
Duke vijuar më tej rrëfimin e tij, Esmeraldi deklaroi se nuk kishte për qëllim ta vriste të atin dhe e konsideroi aksident.
”Kur u shkreh arma dhe pasi pashë që babai ishte qëlluar mu shemb bota pasi nuk doja që të ndodhte kështu. Më kapi paniku. Nuk dija çfarë të bëja. Kisha frikë të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinën dhe kemi një pus diku 1 mijë metra larg shtëpisë.
E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ia fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe telin në pus. Mirëpo nuk ndihesha mirë. Më kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova në spitalin e Durrësit për vizitë. Mjekët më dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babanë të zhdukur në polici. Thashë në polici se babai kishte marrë lekët dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thashë që babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa dite deri në momentin që ju e zbuluat ngjarjen. Më vjen shumë keq nuk doja të shkonte kështu”,- ka thënë mes të tjerash Esmarald Balla në dëshminë e tij./ Versus.al







