AKTUALITET /

Tentoi të vidhte banesën ku ushtrohej prostitucion, i mituri plagoset me thikë nga 24 vjeçarja

Policia procedoi penalisht edhe një 30 vjeçar të cilit i gjeti kokainë.

Shkruar nga Versus

Tentoi të vidhte banesën ku ushtrohej prostitucion, i mituri plagoset

Tiranë- Një 24 vjeçare me inicialet S.Sh është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një 17 vjeçar i cili kishte tentuar të grabiste banesën ku ajo ushtronte prostitucion.

I mituri është në spital duke marrë ndihmë mjekësore, por ndaj tij është caktuar masa e arrestit deri në sqarimin e plotë të rrethanave. Ndërkohë gjithashtu u procedua penalisht një 30 vjeçar me inicialet M.B pasi gjatë kontrollit u gjet një sasi kokaine që dyshohet se përdorej prej tij. Versus.al

Poll