Dibër- Është rritur numri i qytetarëve që janë paraqitur në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmë mjekësore pasi shfaqën simptoma helmimi ditën e djeshme. 90 personat që janë paraqitur në spital, vijnë nga zona të ndryshme të qytetit dhe jo vetëm nga një lagje specifike.
Të helmuarit, kanë patur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke ndërsa shumë prej tyre dyshojnë se shkak për këtë gjendje, është bërë uji i pijshëm. Protokolli i mjekimit nga mjeku i shërbimit spitalor ka qene Gastroenterit akut pra që përdoret në raste helmimi.
Ndërkohë, për zbardhjen e ngjarjes, Njësia e Kujdesit Shëndetësor, NJVKSH Bulqizë, ka marrë analizat e ujit të pijshëm në 7 pika të qytetit. Në Bulëqizë prej muajsh po kryhen punime për rehabilitimin e ujërave të zeza. Versus.al







