AKTUALITET /

Tjetër skandal me të dhënat e qytetarëve shqiptarë, hakerat iranianë publikojnë pasaportat e 66 mijë personave

Të dhënat e pasaportave të 66 mijë qytetarëve janë publikuar në rrjetin "Telegram" në një dokumente prej mijëra faqesh.

Shkruar nga Versus

Tjetër skandal me të dhënat e qytetarëve shqiptarë,

Hakerat iranianë të “Homeland Justice” janë rikthyer vrullshëm në aksion dy ditët e fundit. Sot kanë publikuar listë tjetër me të dhënat e rreth 66 mijë qytetarëve shqiptarë të cilëve u janë publikuar pasaportat numrat e kartës së identitetit si dhe numrat e telefonit të secilit prej tyre.

Në dokumentin me 1366 faqe të publikuar ditën e sotme në “Telegram”, hakerat shkruajnë: "Kushdo që shtyp një të varfër fyen Krijuesin e tij, por ai që është bujar ndaj nevojtarit e nderon atë."

Më herët, hakerat kanë publikuar të dhënat e kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe eamile të administratës publike, etj.

Më 10 shtator 2022, Shqipëria u përballë me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS, pas sulmit të shërbimeve online qeveritare dhe e-Albania. Versus.al

Tjetër skandal me të dhënat e qytetarëve shqiptarë,

Poll