Dështoi zhvillimi i seancës në Gjykatën e Posaçme ndaj ish kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro dhe ndaj dy ish zyrtarëve të tjerë, ku pritej që këtë të mërkurë të bëhej mbrojtja dhe të shpallej vendimi nga gjykata.
GJKKO dënoi me gjobë mbrojtësit ligjorë të Vezir Gjikoka me shumën 10 mijë lekë, për shkakun se kur gjykata ka caktuar datën e sotme gjyqësore mbrojtësi ka shprehur dakordësinë e tij dhe nuk ka referuar që të ketë seanca gjyqësore të tjera dhe ta bënte të pamundur paraqitjen e tij në këtë seancë.
Gjyqtari Ardit Mustafaj caktoi avokat për Jerasimo Bashin, duke qenë se mbrojtësi i tij nuk u paraqit. Me vendim u caktua avokati Artan Simoni, anëtar i dhomës së avokatisë Tiranë.
Për Vezir Gjikokaj u caktua avokate Pranvera Doçi, anëtare e dhomës së avokatisë Tiranë.
Gjykata shtyu seancën në datën 12 mars ora 11.00 dhe pezulloi afatet e paraburgimit për Jorgo Goron si dhe afatet e masën “arrest në shtëpi” për Vezir Gjikokën. Versus.al







