Një grua është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi ka tentuar të rrëmbeje një fëmijë të mitur në një market.
Në pamjet e siguruara nga Ora News shikohet se gruaja qëndron pas fëmijës dhe në një moment ajo e merr në krah dhe më pas shkon drejt derës së marketit.
Sipas burimeve besohet se gruaja dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, por ende policia e Tiranës nuk ka rënë dot në gjurmët e saj.
NJOFTIMI:
Në lidhje me një video të publikuar në një portal në të cilën shfaqet një shtetase në ambientet e një marketi, e cila merr në krahë një fëmijë të mitur, del nga marketi dhe më pas kthehet sërish, ju informojmë se:
Më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.
Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.







