
Gjykata vendosi pezullimin e çështjes për të pandehurit Astrit Vladi, Erjona Daupaj dhe Radovan Çela, për një periudhë kohore 1 vit, për shkak se nuk u bë i mundur njoftimi personalisht i këtyre të pandehurve për tu paraqitur në seance paraprake. Çështja në ngarkim të të pandehurve të sipërcituar u nda më vete.
I pandehuri ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka paraqiti kërkesë për gjykim të shkurtuar dhe në këto kushte gjyqtari Erjon Çela vendosi të njoftojë Kryetarin e Gjykatës për plotësimin e trupit gjykues me dy anëtarë të tjerë.
Zarka u arrestua muaj më parë me urdhër të SPAK, pasi rezluton të ketë keqpërdorur pozitat e tij për të ndihmuar kushërinjtë Vladi të dënuar për këtë çështje. Sipas detajeve të bëra publike, Zarka ka përdorur aplikacionin “Sky Ecc” ku ka zhvilluar biseda të cilat sipas SPAK e inkriminojnë në këtë ngjarje.
Dy avokatët Radovan Çela dhe Astrit Vladi janë vënë nën akuzë për korrupsion aktiv. Ky i fundit rezulton të jetë vëllai i Elvis Vladit, të dënuarit me 1 vit burg për dosjen si dhe kushëri me Alfred Vladin, po ashtu të akuzuar për këtë çështje. Ndërsa për ish-oficeren gjyqësore rëndojnë të njëjtat akuza si ndaj ish-kreut të prokurorisë së Vlorës. Versus.al







